Haradinaj: Bizneset kanë nevojë për dorën e shtetit

25 janar 2021 | 17:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që drejton është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha sot në Prizren, ku vizitoi fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronare Monika Margilaj si dhe thertoren “Shantiri” e mishtoren “Xhoshkun” që janë biznese familjare.

“Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 euro deri në vitin 2025”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, edhe zyrtarisht është…