Rashani transferohet te Erzurumspori 

25 janar 2021 | 17:31

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës turke, Erzurumspor.

Rashani ishte pjesë e skuadrës norvegjeze Odd, ku kishte regjistruar 92 paraqitje dhe kishte shënuar 15 gola. Rashani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën turke dhe do të bashkohet menjëherë me skuadrën.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë me dije skuadra përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. Për Kosovën, Rashani ka regjistruar 18 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate në Gjakovë të hënën i është bashkuar Besnik…