Haradinaj: Çështja e grurit, skandal ndërkombëtar – kryeministri Kurti është kryehajni

06 gusht 2023 | 13:51

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për skandalin e grurit dhe të vajit.

Ai ka aluduar se këto produkte esenciale që Kosova i kishte blerë për rezerva shtetërore nuk kanë ardhë fare në vendin tonë.

“Vaji nuk ka ardhë, gruri nuk ka ardhë, nuk kanë ardhë fare në Kosovë”, ka thënë Haradinaj për “Lajmi.net”.

Sipas tij kjo është një hajni e rrethit të kryeministrit.

“Janë vjedhje klasike të lidhjeve të shkurta të Kurtit”,  është shprehur Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se kishte më herët informacione që produktet e Kosovës nuk po vijnë.

“E kam pas informatën qe 6 muaj për skandalin e grurit, është skandal ndërkombëtar, ka pas me ardh gruri nëpër Shqipëri, s’ka ardh fare”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java do…