Haradinaj: Derisa s’ka njohje nga Serbia, do të ketë tensione

06 shkurt 2019 | 17:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Haradinaj ka thënë se Kosova është shkëputur nga UNMIK-u dhe se deklarimet e Guterresit nuk janë reflektim i të vërtetës së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Haradinaj e ka pranuar se derisa Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet, do të ketë tensione.

“Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-u. Ata i shkruajnë këto letra dhe i dërgojnë atje dhe nuk është reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, ka thënë Haradinaj, raporton “EO”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i…