Haradinaj dhe ambasadori amerikan shijojnë tingujt e muzikës jazz

12 mars 2024 | 21:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen muzikore me ftesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sonte, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, me ftesë të ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, kalova momente të shkëlqyeshme nën tingujt e jazz artistit të njohur amerikan, Matthew Whitaker”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ky ishte një rast për të vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor e diplomatik mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Një mbrëmje që solli jo vetëm muzikë të mrekullueshme, por edhe një rast për të përcjellë dhe vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahamani ka…