Haradinaj: Duke shfaqur më shumë solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet më shumë

02 prill 2020 | 17:23

Sot shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Me këtë rast, ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndonëse kjo ditë na ka gjetur në një kohë të pazakontë, me krizën e pandemisë, ne, shoqëria dhe institucionet, duhet të vazhdojmë të kujtojmë e të jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, është takuar sot…