Haradinaj e quan Kurtin ‘Good guy’: Mësuesit ta tregojnë qejfin kur vjen vakti

29 shtator 2022 | 11:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa herë që flet nga foltorja, pengohet nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka akuzuar qeverinë se është penguar me fjalor jo aq njerëzor.

“Sa herë që flas prej kësaj foltore, nga mbrapa pengohet në mënyra të ndryshme me fjalor jo aq njerëzor. Nuk e dëgjon publiku, por kush flet e dëgjon, nëse kjo praktikë vazhdon duhet me ua kthyer edhe unë në atë mënyrë që e marr. S’ka rrugë tjetër se nuk të len me fol”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Kurti me “ta tregojnë qejfin kur vjen vakti”, për mësuesit, të cilët sipas të parit të AAK-së, Kurti është duke i urryer.

“Ky ‘Good guy’ i yni këtu është i keqtrajtuar, i urrejtur dhe u rrit duke urrejt.  Prej që është bërë regjim u kthye duke urrejt ata që e kanë pru këtu ku është. I ka urrejt regjimet, prej që është bërë regjim vet, s’po ka kanë me urrejt më ia ka nis me i urrejt ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm. Kush janë armiqtë e brendshëm, sindikatat, mësuesit me i urrejt, me i mujt. Ta tregojnë qejfin kur vjen vakti”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para hedhjes së shortit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, i…