Haradinaj: Ferizaji më 6 tetor i bashkohet festës së koalicionit AAK-PSD

28 shtator 2019 | 20:06

Në tubimin e mbajtur sot në Ferizaj, në sheshin e qytetit, koalicioni AAK-PSD shpalosi programin qeverisës.

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se Ferizaji fuqishëm është për programin 100% Kosovë.

“Ferizaj e di më së miri se çka do të thotë për historinë e shqiptarëve, themelimi i ushtrisë, mbrojtja e aseteve kombëtare dhe e tregut, dhe e ka të qartë se koalicioni AAK-PSD  i garaton këto të arritura dhe hapë perspektivë për zhvillimin ekonomik, fuqizim të sektorit privat dhe krijim të vendeve të reja të punës”, ka thënë Haradinaj.

“Kemi dëshmuar se Qeveria është hallkë, që lidhë dhe bashkon vendin, me projekte moderne, siç është nënkalimi gjigant “Bashkimi i qytetit” si investimi më i madh për këto dy dekada për Ferizajin, për të vazhduar me Spitalin Regjional dhe së shpejti edhe me ndërtimin e ujëmbledhësit të Lepencit”.

“Në vizionin tonë, nuk ishte me rëndësi se kush udhëhiqte, por përfundimi i punëve jetike të këtij vendi, që u anashkaluan për vite të tëra”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Ferizaji më 6 tetor i bashkohet festës së koalicionit fitues, AAK-PSD.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur kryetarët e…