Haradinaj fton Bekim Jasharin që të jetë prezent në mbledhje të Qeverisë

01 maj 13:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas Drenasit ka vizituar komunën e Skenderajt, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Haradinaj në një konferencë të përbashkët për medie me Jasharin ka ofruar mbështetje për përfundimin e disa projekteve të mbetura peng.

Haradinaj ka premtuar finalizimin e projektit të zhvendosjes së varrezave të dëshmorëve në Marinë, ku është i ndërtuar tash e sa kohë Kompleksi Memorial.

Për këtë çështje Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë afat, por ka thënë se FSK-ja do të merret me këtë temë.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se do ta ftojë Bekim Jashari që të merr pjesë direkt në mbledhje të Qeverisë për të prezantuar kërkesat dhe nevojat e kësaj komune para kabinetit qeveritar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar në Gjilan një shtetas…