Haradinaj: Iniciativa qytetare ‘Mitrovica’ përfaqëson një vlerë të re të përfaqësimit qytetar

08 shtator 2021 | 15:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të shumë partive politike, të bashkuar në një iniciativë për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut.

Haradinaj ka thënë se ky bashkim i partive është bërë për të mirën e qytetarëve në këtë komunë.

“Iniciativa qytetare ‘Mitrovica’ përfaqëson një vlerë të re të bashkimit dhe përfaqësimit qytetarë pa dallime etnike e partiake. Qytetarët që jetojnë në këtë komunë, duhet të përmirësojnë jetën e tyre dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre. Në këtë kontekst, mbështetja e tyre për këtë iniciativë, është përcaktim për rritjen e mirëqenies, zhvillimit dhe qeverisjes së mirë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetje të plotë bashkimit të partive shqiptare, boshnjake dhe shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka përsëritur biletat për ndeshjen…