Haradinaj: Institucionet do të qëndrojnë gjithnjë pranë viktimave të dhunës seksuale

16 maj 2019 | 17:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë pranë viktimave të dhunës seksuale.

Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës në Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se për gjithë ata që i mohojnë krimet e luftës dhe që janë të përfshirë në to nuk kanë vend në institucione.

Haradinaj ka thënë se janë të përkushtuar për të përkrahur policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.

“Kosova është vend specifik. Institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahë policinë, kemi ardhur që me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, ka thënë Haradinaj.

Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nuk duhet të vendoset kushte nga ana e tyre.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se janë të kënaqur me përkrahjen e Qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit…