Haradinaj: Kërkesat e minatorëve janë minimaliste, Kurti të mos sillet me indiferencë

29 tetor 2023 | 14:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin që Qeveria e Kosovës është duke e injoruar grevën e minatorëve të Trepçës.

Haradinaj, ka thënë se nuk e kupton indiferencën e kryeministrit Albin Kurtit, i cili sipas tij “nuk po gjen pesë minuta” të shkojë e të bisedojë me minatorët në lidhje me kërkesat e tyre.

“Është një lloj harrese për grevën e minatorëve, është një grevë bukur e rëndë. Ata janë në horizont atje të mbyllur. Gjendja e tyre shëndetësore po keqësohet. Nuk e po kuptoj këtë indiferencën e Kurtit. Nuk i gjen pesë minuta atje të ulet e të bisedoj me ta, me i parë se çfarë kërkesash kanë. Nuk besoj që ata kanë kërkesa maksimaliste. Me sa kam parë unë kërkesat e tyre janë minimaliste, janë të realizueshme”, ka thënë Haradinaj për “EO”.

Haradinaj ka thënë se sa ka qenë kryeministër ka zhvilluar një dialog të vazhdueshëm me minatorët.

“I kemi kryer disa çështje të hapura të mbetura. Mënyra më e mirë do të ishte investimi në Trepçë, jo vetëm përkujdesja për paga, por me investuar në teknologji”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e 38 vjet, punën e fillon në terr dhe…