Haradinaj kërkon dorëheqjen e Blerim Rekës

07 mars 2020 | 11:08

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, duhet të japë dorëheqje para se të t’i kërkohet ajo.

Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ai duhet të jap dorëheqje pasi sipas tij në një deklaratë ka propozuar kompromis me Serbinë për hapjen e rrugës që Serbia të futet në Shqipëri.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para.

Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.

Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se çdo 7…