Haradinaj kërkon hetim rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë

02 maj 13:56

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ftuar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezit, që të fillojë hetimin për keqpërdorimet e mundshme rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Në profilin e vet në “Facebook”, kryeministri Haradinaj ka prezantuar letrën që ia ka dërguar kryeprokurorit, duke shkruar se nuk do të lejohen keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e luftës për liri.

“Sot, ju kam drejtuar kryeprokurorit të Shtetit z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës. Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 19-vjetorin…