Veseli më këto fjalë kujton 19-vjetorin e masakrës së Studimës

02 maj 2018 | 13:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, duke thënë se ëndrra për liri u bë realitet.

Ai ka thënë se më 2 maj të vitit 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe vetëm pse ishin shqiptarë dhe sipas Veselit, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj.

 Postimi i plotë i Veselit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimës. Në këtë fshat të Vushtrrisë, më 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetëra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve,…