Haradinaj: Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta si shtet

07 nëntor 2018 | 11:12

Marrëdhëniet bilaterale dhe proceset integruese euroatlantike ishin në fokus të takimit me delegacionin francez, kryesuar nga drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj gjatë këtij takimi ka theksuar se Evropa duhet parë Kosovën si konsumatore për ekonominë e saj dhe partnere kredibile për sigurinë rajonale e globale.

“Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta si shtet, duke u bërë pjesë aktive e organizatave ndërkombëtare. Në këtë etapë, presim mbështetjen e Francës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë, për të cilën i kemi përmbushur të gjitha kriteret me kohë dhe mbështetjen për anëtarësim në Interpol, me rëndësi kyçe për parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit me Mangin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi më i madh i gurëve të gjelbër në botë,…