Haradinaj: Kosova, treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota

05 dhjetor 14:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët siç njofton kryeministri, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë t’a zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës.
Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite.
Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike.
RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme në…