Haradinaj: Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së

23 qershor 2018 | 17:47

Kryetari i rizgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se me krenari ka marr përsëri timonin e të parit të partisë.

Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka falënderuar partinë për besimin që ia ka dhënë, duke uruar që t’u ec e mbara.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti atdhetare e vlerave të lirisë, të kushtetutës, demokracisë dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Amerikën, duke qëndruar paluhatshëm në rrugëtimin euro-atlantik. Kuvendi VIII Zgjedhor i AAK-së i fuqizoi edhe më tej këto zotime dhe parime partiake. Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së, me synim krijimin e vlerës së re të një projekti serioz, me të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Vela e ka shënuar golin e parë nga penalltia…