Haradinaj: Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!

18 qershor 2021 | 18:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka thënë Kurtit ta ndalë mashtrimin me dialogun, dhe ia ka parashtruar tri pyetje për këtë proces.

“Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.
E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja? Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e arritur në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi…