Haradinaj kujton veprimtarin Smajl Haradinaj: Sakrifica e tij ishte frymëzim për ne
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e ndarjes nga jeta, veprimtarin e çështjes kombëtare, patriotin e madh, Smajl Haradinaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Smajl Haradinaj nuk kishte një jetë të lehtë.
“Ai përjetoi edhe tmerrin e burgjeve jugosllave, ndërsa të njëjtin fat e pësuan edhe pjesëtarë tjerë të familjes, djemtë: Naimi, Nasimi dhe Agroni, vajzat; Shqipja e Naimja, bashkëshortja Myzaqetja dhe bashkëshortja e Nasimit, Gjejlonja”.
“Sakrifica e tij ishte frymëzim për ne dhe për gjithë brezin e luftëtarëve të UÇK-së, në rrugën për realizimin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë. Ai rriti dhe edukoi bij luftëtarë, Agronin dhe Nasimin, të cilët ndoqën rrugën e tij, duke u bërë pjesë e lavdisë së luftës çlirimtare. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Smajl!”, ka shkruar Haradinaj.



