Haradinaj: Kurti të ketë kujdes me taksën, kundërshtuesit e saj janë në linjë me Vuçiqin

06 nëntor 2019 | 14:31

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret që shumë shpejt të ndërtohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka përshëndetur idenë e Vetëvendosjes dhe LDK-së, për zvogëlimin e numrit të ministrive, por ka këshilluar Kurtin që të ketë kujdes me Listën Serbe.

Haradinaj në një intervistë për “EkonomiaOnline” ka folur për qeverinë e re, dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe Gjykatën Speciale.

“Unë e përshëndes në radhë të parë idenë për 12 ministri. Por nuk jam i mendimit që duhet përjashtuar Lista Serbe. Nuk ta bën Qeverinë më pak të Kosovës, ose ma pro serbe një ministër, cilido qoftë ai. S’ka çka të bën ai në qeveri. Pse se frikësohesh prej askujt. Ne qëndrojmë në të drejtën tonë, në Kushtetutën tonë, secili në tavolinë e sheh se çka bën Kosova. Unë i kam pasur edhe pse kanë dalë më vonë prej Qeverisë, por nuk është se Lista Serbe e ka dërguar qeverinë diku. Ju shiheni Qeverinë time. Unë e kam pasur partnerë shumë serioz Listën Serbe, por përkundrazi ne i kemi kryer punët në interes të Kosovës. Ata kanë shprehur mospajtim dhe e kanë lëshuar Qeverinë. Pra mundet edhe z.Kurti nëse e merr Listën Serbe nesër, ata mund të vendosin me lëshuar, por Qeveria vazhdon, sepse prej një partneri më të vogël nuk ndalet Qeveria. Nuk u ndal as në rastin tim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se çdo veprim të mirë të Qeverisë Kurti do ta mbështesin, por e ka këshilluar atë që të ketë kujdes në raportet ndaj Serbisë, duke thënë se nëse tenton ta shfuqizojë taksën 100 për qind do të hasë në kundërshti të plotë.

“Nëse reciprociteti është masë shtesë pa e heq taksën, e përgëzoj. Nëse reciprociteti është maska që me i shti mallrat serbe në Kosovë, e me na pushtuar Serbia ekonomikisht ende pa na njohur, atëherë këtu shpreh kundërshtim dhe mendoj se Kurti bën gabim të madh dhe nuk mundem t’ia aprovoj këtë”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVLUÇK-në dega në Rahovec…