Haradinaj: Kurtit sahati i është ndalë ditën kur i ka fituar zgjedhjet

03 tetor 2022 | 20:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili para disa ditësh ka thënë se sindikalistëve të PAN-it u është ndalë sahti.

Haradinaj në një intervistë në televizionin 10, ka thënë se Kurtit sahati i është ndalë ditën kur i ka fituar zgjedhjet.

Ai e ka quajtur Kurtin njeri të poshtër, për atë çfarë u ka bërë mësimdhënesve duke ua ndalë pagat e muajit shtator.

“Unë jam në përkrahjen e grevistëve në cilendo formë. Këta që ia ndalin rrogën mësuesit janë të poshtër”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka…