Haradinaj lavdëron ekipet e KEDS-it dhe KOSTT-it për rregullimin e trafos elektrike në Mitrovicë

23 janar 2019 | 19:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e punëtorëve të KEDS-it dhe  KOSTT-it të cilat kanë arritur ta rregullojnë trafon kryesore elektrike në Mitrovicë, e cila ishte dëmtuar të martën.

“Mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, të cilat pas një pune vetëmohuese, arritën që në afat rekord ta sanojnë gjendjen e shkaktuar nga prishja e trafos kryesore në Mitrovicë. Ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike, dhe për pak kohë do të mbulohet tërë konsumi, falë angazhimit të palodhshëm dhe profesional të këtyre ekipeve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji i ri për pagat i propozuar nga Qeveria Haradinaj,…