Haradinaj mohon se ka bërë dhuratë për djalin e një çifti në emër të shtetit

17 mars 2019 | 19:22

Kryeministri Ramush Haradinaj ka lëshuar një letër urimi jo të zakonshme me rastin e urimit të një miku të tij për lindje të djalit.

Madje, për këtë urim nuk ka përdorur letër të thjeshtë, por një të tillë ku është vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës.

Kësaj letre, Haradinaj i ka bashkangjitur edhe një byzylyk në të cilin është vendosur një gur për “mësysh” dhe emri i tij.

Por këtë gjë e ka mohuar zyra e kryeministrit.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin “Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali”, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin.

Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli. Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur kryeministrin”, është thënë në reagimin e zyrës së kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë para gazetarëve…