Haradinaj: Naser Shala ishte luftëtar i orëve të para, do ta kujtojmë si një burrë të rrallë

28 prill 2026 | 14:25

“Naser Shala ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu”, kështu tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në akademinë përkujtimore në nderim të kujtimit për të, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Naser Shala ishte nga ata që nuk u zmbrapsën kurrë para përgjegjësisë.

“Pjesë e një brezi luftëtarësh që e kuptuan herët se liria kërkon përkushtim dhe vendosmëri. Për bashkëluftëtarët u bë shtyllë e organizimit, duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ditët më të rënda të përpjekjeve për liri. Luftën nuk e përjetoi vetëm në vijat e frontit. Përjetoi edhe masakrimin e familjes, por nuk u thye. Tek ai, dhimbja u kthye në forcë e vendosmëri për ta vazhduar luftën deri në mposhtjen e armikut. Më pas, në shtetndërtim, Naseri mbeti po ai njeri, i drejtë e i palëkundur. Do ta kujtojmë si një burrë të rrallë që jetoi me nder dhe u largua me dinjitet. Emri i tij rron në histori dhe në kujtesën tonë kolektive. Lavdi jetës dhe veprës së Naser Shalës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e…