Haradinaj: Ndarja nga jeta e aktorit Sylejman Lokaj, humbje për kulturën tonë

05 gusht 2018 | 13:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Lokaj për humbjen e familjarit të tyre, aktorit Sylejman Lokaj.

Me këtë rast kryeministri ka thënë se ikja e aktorit Lokaj është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi.

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e aktorit, Sylejman Lokaj. Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës. Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të nxehtit të lartë në Arktik, autoritetet norvegjeze…