Haradinaj: Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj, kapitull i ri i zhvillimit ekonomik

15 nëntor 2018 | 10:21

“Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj i hapë kapitull të ri zhvillimit ekonomik”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë identifikuar të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend. 

“Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wimbledon-it në vitin 2012,…