Tërhiqet në moshën 29-vjeçare tenistja e famshme

15 nëntor 2018 | 10:02

Tenistja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wimbledon-it në vitin 2012, ka njoftuar tërheqjen nga tenisi në moshën 29-vjeçare, pas 13 vitesh si profesioniste.

“Sot dua të ndaj me ju vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. Pas 13 vitesh në tenis, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime. Për fat të keq, ka disa kohë që nuk mund të stërvitem si më parë. Trupi im nuk dëshiron të më bindet”, ka  shkruar Radwanska në “Facebook”.

Radwanska, e cila ka renditet në vendin e 75 në renditjen WTA, theksoi gjithashtu se nuk e kishte të lehtë ta merrte këtë vendim, por ishte e detyruar ta bënte për shkak të shëndetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot fillon sezoni dimëror, i cili zgjat deri më 15…