Haradinaj në Gllogjan: Më 24 mars kanë rilindur shqiptarët

24 mars 2024 | 14:22

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë nga  Gllogjani është dërguar porosia se “shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën”.

Në ceremoninë e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit”, që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë, Haradinaj ka thënë se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”.

“Nga dita e betejës në Prekaz u mobilizuam Dukagjini, të gjithë në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte nëse do të sulmoheshim ne , a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë. Ka dashtë Zoti atë ditë që po, janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë. Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite”.

“Krejt familja, krejt ata që mundur të luftojnë atë ditë, kanë të drejtë me qenë krenar përjetësisht, sepse nga ajo ditë është çuar një porosi që shqiptarët do të luftojnë, do ta fitojnë luftën dhe kjo ndodhi këtu”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përkujtuar se “lufta ishte e vështirë dhe  rëndë”.

Ndërsa për nisjen e bombardimeve nga NATO, Haradinaj ka thënë se “nuk ka pasur ditë më të gëzuar, ditë më të mirë e më të lumtur”.

Më 24 mars 1999, sipas tij, “edhe njëherë rilindën shqiptarët”.

“Nuk e kemi lëshuar këtë tokë asnjë ditë të luftës. Forcat e Millosheviqit i kanë ra në shumë drejtime, po kurrë një herë kjo tokë s’ka qenë pa ne, pa UÇK-në. Pra, asnjë ditë të lume të luftës. Më 24 mars ’99, Millosheviqi e mori atë që i takonte, atë që ua kishte bërë shumë familjeve shqiptare: atë që e bëri në Qirez, Likoshan, atë që e bëri në Prekaz, në Gllogjan, në Meje”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…