Haradinaj në Hagë: Kush është armik i popullit tim është armiku im, e kemi betim familjar

13 janar 2022 | 14:46

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale për rrjedhjen e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se prokurori i Speciales është duke ia imponuar deklaratat të cilat ai nuk i ka thënë.

Ky reagim i Haradinajt ka ndodhur kur është pyetur nga prokurori nëse mendon se kush bashkëpunon me popullin serb është armik i tij.

Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë.

“Ky është mendimi juaj. Nuk e kam thënë unë atë. Mundesh me nxjerr procesverbalin dhe e sheh se unë kam deklaruar që armik i imi nuk është populli serb, por Vuçkoviqi dhe njerëzit e tij, njerëz që ju keni bashkëpunuar me ta dhe i keni falënderuar. Ne kemi luftuar, lufta ka mbaruar. Ne duhet të kemi fqinjësi të mirë me Serbinë, por ka persona në Serbi, të cilët kanë bashkëpunuar me juve dhe e kanë mentalitetin e Millosheviqit. Çdo kush që është armik i popullit tim, është armik i imi. E kemi betim familjar këtë, jo vetëm unë, por brez pas brezi”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, Haradinaj ka përmendur dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (pa emra), duke thënë se aty sheh shumë armiq të popullit të tij.

Ai ka thënë se aty ka edhe shqiptar, të cilët kanë vrarë komshiun e tyre për hir të serbëve, andaj edhe i konsideron armiq, por kjo nuk nënkupton se ai ka armiqësi me të gjithë popullin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit,…