Haradinaj: Në prag të Bajramit të Vogël u përcjellë urimet më të përzemërta

10 gusht 21:25

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka uruar qytetarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme. Me fat!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në prag të festës së…