Haradinaj ngushëllon familjarët e pjesëtarit të FSK-së, Nijazi Uruqi

20 shtator 2019 | 13:03

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të atdheut si dhe ngushëlloi familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Postimi i plotë i tij: 

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi. Ai i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe ushtarëve e oficerëve të Nijaziut. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Fotografia e Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka bërë me…