Haradinaj: Nuk lejojmë më të mohohen krimet e Serbisë në Kosovë

14 maj 2019 | 17:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më nuk do të lejojnë që të mohohen krimet e serbëve të kryera në Kosovë.

Në 20-vjetorin e masakrës së Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit, Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha që do t’i mbrojnë me ligj familjet e të rënëve për liri.

“Do ta mbrojmë me ligj sakrificën, dhimbjen, të drejtën e viktimave. Nuk do të lejojmë mohimin e krimeve. I kemi dhënë shans të gjitha drejtësive deri më tani që ta bëjnë këtë gjë, si UNMIK-ut ashtu edhe EULEX-it”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se vetëm që një vit Kosova është e pavarur në sistemin gjyqësor. “Mos harroni që vetëm qe një vit Kosova është e pavarur në gjyqësor. Tani duhet vendosur edhe masë ligjore dhe jo vetëm me fjalë e teori. Nuk mund të mohohen këto viktima”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analizë e dramave të Haqif Mulliqit Prof. dr. Nebi Islami…