Haradinaj nuk merr pjesë në interpelancë

25 janar 2018 | 15:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është duke marrë pjesë në interpelancën e cila është thirrur për të nga grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Në kohën kur po mbahet interpelanca, Haradinaj i ka shkuar në zyre kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kjo vizitë e Haradinajt në Gjilan është duke ndodhur në kuadër të nismës së takimeve të tij me  kryetar të komunave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lippi ka thënë se Napoli në…