Haradinaj para ndeshjes me Zvicrën: Kosova ka talent për të arritur gjëra të mëdha

09 shtator 2023 | 18:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e sfidon Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Ai ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës dëshmon se vendi ynë ka fuqi dhe talent për të arritur gjëra të mëdha.

Kështu ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook disa orë para lojës së Kosovës me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot, Përfaqësuesja e Kosovës zbret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ta dëshmuar se vendi ynë ka fuqi dhe talent për të arritur gjëra të mëdha”, ka thënë Haradinaj. Djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë. Ne besojmë tek ju! Forca Kosovë!”, shkruan Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian Euro…