Haradinaj për aksionin në veri: Policia ka zbatuar ligjin, provat i kanë dhënë qytetarët serbë

28 maj 2019 | 15:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie pas aksionit të policisë dhe arrestimit të disa personave, përfshirë zyrtarë të policisë, doganës e qytetarë.

Ai ka thënë se një aksion i tillë është duke ndodhur tash e dy ditë dhe atë jo vetëm në veri, por në nivel vendi.

“Është krejtësisht zbatim i ligjit. Prokurori ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre në bazë të provave dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme. Policia ka zbatuar obligimin ligjor. Provat dhe dëshmitë i kanë dhënë qytetarët serbë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kur është pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ka gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë, ka thënë se shteti serb nuk mund të hyjë në Bashkim Evropian (BE) duke mbrojtur krimin .

“Nuk ka logjikë që të pengohet zbatimi i ligjit. Serbia dhe Kosova aspirojnë të hyjnë në BE dhe nuk mund të hyhet në BE duke mbrojtur krimin”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj në këtë konferencë Haradinaj ka folur edhe për arrestimin e një rusi.

“Nëse njëri nga këta rrezikon sigurinë e vendit ne zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare. Agjenda e Rusisë dihet, është ajo e destabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për agjendat e Rusisë dhe të tjerëve”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se kreu…