Haradinaj për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ka ndryshime të mëdha me njerëz të rinj

27 maj 2022 | 14:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur të premten konferencë për medie, në të cilën ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor të partisë.

Haradinaj ka treguar që në pesë muajit e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.

“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta pesë muaj janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas. Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 për qind njerëz që janë anëtarësuar në këto dy-tre vjet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukaj, një e re dhe e përgatitur si duhet për këtë pozitë.

“Risi e këtyre zgjedhjeve është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…