Haradinaj: Përgjakja e Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

07 shtator 2021 | 12:49

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka dal në mbrojtje kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili sot është arrestuar nga policia pas një aksioni simbolik për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor.

“Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar, prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende një numër i madh i bizneseve në vend vazhdojnë…