Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20-vjetorin e rënies

10 gusht 10:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20-vjetorin e rënies.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” Haradinaj i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historsisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës.

Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë.

Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.

Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë!

Lavdi!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave…