Haradinaj përkujton nëntë dëshmorë

06 korrik 2023 | 13:34

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri.

“Sot, kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjell armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtoreshën…