Haradinaj pret ministrin e jashtëm finlandez, e falënderon për përkrahjen për Kosovën

30 shtator 2019 | 17:33

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të shtetit finlandez, Pekka Haavisto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, veçmas me rolin e tyre të veçantë për shtetin e Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në vend”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Nga ministri Pekka Haavisto mora konfirmimin se raportet tona të shkëlqyera deri më tani, do të thellohen edhe më tej në të mirën e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Ilir Rrecaj Qasje dhe përgjegjësi për t’u përmirësuar…