Haradinaj: Programi i AAK-së për ekonominë parasheh mbështetje për secilin punëdhënës

20 janar 2021 | 16:12

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar të mërkurën Banjën e Pejës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se programi i AAK-së për ekonominë parasheh mbështetje për secilin punëdhënës.

“Banja e Pejës, ka një rëndësi historike që nga Antika. Me mijëra njerëz kanë gjetur shërim, falë ujit termo-mineral që buron aty. Vizitova sot resortin ‘ONIX SPA’, që punon sipas standardeve të certifikuara ndërkombëtare. I shoqëruar nga Albert Shoshi, mbeta i mahnitur nga ajo që pashë, përfshirë mjekët e stafin profesional që ofrojnë shërbime aty. Programi i Aleancës për ekonominë, parasheh fondet që do të mbështesin secilin punëdhënës në Kosovë, në mënyrë që askush të mos e humbas punën, për shkak të gjendjes pandemike që po vazhdon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i ka drejtuar një letër…