Haradinaj: Qeveria është duke i realizuar me sukses tri prioritetet e saj thelbësore

11 shtator 2018 | 12:54

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për njëvjetorin e qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se kabineti qeveritar është duke i realizuar me sukses tri prioritetet e tij thelbësore.

“E para, zhvillimi ekonomik, që ndërlidhet me rritje të ndjeshme ekonomike, krijimin e 15 Zonave Ekonomike në komunat e Kosovës, krijimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë prej 500 hektarësh, Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, si dhe ka nisur zbatimin e politikave fiskale për një ambient të favorshëm në ndërmarrësi. E dyta, siguria që ndërlidhet me kompletimin e arkitekturës së mekanzimave të saj, siç është tranzicioni i FSK-së dhe së treti, sundimi i ligjit që ndërlidhet me liberalizimin e vizave, dhe në këtë proces jemi para hapit të fundit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas Haradinajt, fokusi i Qeverisë është i orientuar pandalshëm në konsolidimin e shtetit!

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbi 765 vendime, prej tyre 130 që lidhen ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu Haradinaj ka treguar se qeveria ka aprovuar 102 projektligje, si dhe ka themeluar Task Forca për Pastrimin e tërësishëm të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Një Qeveri zbatuese dhe vepruese, e cila sot mbush një vit pune, po i realizon me sukses tri prioritetet e saj thelbësore.

E para, zhvillimi ekonomik, që ndërlidhet me rritje të ndjeshme ekonomike, krijimin e 15 Zonave Ekonomike në komunat e Kosovës, krijimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë prej 500 hektarësh, Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, si dhe ka nisur zbatimin e politikave fiskale për një ambient të favorshëm në ndërmarrësi. E dyta, siguria që ndërlidhet me kompletimin e arkitekturës së mekanzimave të saj, siç është tranzicioni i FSK-së dhe së treti, sundimi i ligjit që ndërlidhet me liberalizimin e vizave, dhe në këtë proces jemi para hapit të fundit.

Gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbi 765 vendime, prej tyre 130 që lidhen ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria ka aprovuar 102 projektligje, 36 akte nënligjore, 118 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat si dhe ka aprovuar 30 Koncept-dokumente të rëndësishme;

Po ashtu, me iniciativën e zyrës sime politike, për herë të parë është themeluar Task Forca për Pastrimin e tërësishëm të Kosovës, një aksion 3 mujor gjithpërfshirës.

Nga 102 Projektligjet, që kemi miratuar në Qeveri, 29 prej tyre janë me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillim ekonomik, 18 vendime për kredi ndërkombëtare, 30 vendime për shpronësime për interes publik, 21 vendime me ndikime financiare, janë aprovuar 8 dokumente zhvillimore, 2 marrëveshje ndërkombëtare dhe 7 vendime me ndikim në sferën e energjisë.

Qeveria për një vit ka aprovuar 75 Projektligje shumë të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të shtetit siç janë tri ligjet-shtylla të shtetit: Projektligji për Pagat në Sektorin Publik; për Zyrtarët Publikë dhe për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Publike.

Fokusi i Qeverisë së Kosovës është i orientuar pandalshëm në konsolidimin e shtetit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra punëtorë të KEDS-IT, sot protestuan para objektit të kësaj…