Haradinaj: Qeveria për këto dy vite ka pasur guxim të marrë vendime sovrane
22 gusht 2019
| 18:18
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës për këto dy vjet duke guxuar të veprojë dhe marrë vendime sovrane i ka dhënë drejtim Kosovës 100 për qind shtet.
“Aprovimi i fuqishëm i këtij koncepti nga qytetarët do t’i legjitimojë vendimet për temat nacionale dhe do t’i krijojë hapësirë fokusimi në zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe social. Me strukturat e Aleancës në Kamenicë, të mobilizuar për fitoren e boshtit të mbrojtës së Kosovës unike dhe sovrane, referendumit për shtet me integritet, të zhvilluar dhe të drejtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/