Haradinaj: Qeveria përkrah bizneset private për hapjen e vendeve të reja të punës

23 janar 17:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës në komunën e Ferizajt, i shoqëruar nga kryetari, Agim Aliu, ka vizituar kompaninë “HIB Petrol”, ku është pritur nga pronari i kësaj kompanie, Ibrahim Bucaliu dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.

Pas takimit kryeministri Haradinaj, ka thënë se kjo kompani është e rëndësishme pasi që ka të punësuar 1000 persona dhe pritet që të hapë edhe 200 vende të reja të punës.

Haradinaj ka thënë se kjo kompani kontribuon në buxhetin e Kosovës përmes taksave me 80 milionë e 400 mijë euro. “Është me rëndësi që Qeveria e Kosovës, por edhe ajo komunale dhe të gjithë akterët tjerë në vend, të përkrahim rritjen e këtyre kompanive të Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këtë do të ketë vende të reja të punës, partneritet ekonomik dhe më shumë të hyra në buxhet.

Ndërsa, pronari i kompanisë, “HIB Petrol”, Ibrahim Bucaliu tha se vizita e kryeministrit Haradinaj është një ditë e veçantë dhe një kurajë që të vazhdojnë punën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Liria e ka mundur 3-1 Burrelin, në ndeshjen e…