Haradinaj: Rahoveci nën udhëheqjen e Smajl Latifit, shembulli më i mirë i një qeverisje të suksesshme

21 maj 2023 | 11:39

Dje është shënuar 23-vjetori i themelimit të AAK-së në Rahovec. Në këtë përvjetor mori pjesë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Rahoveci nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi dhe ekipit të tij, vazhdon të jetë shembulli më i mirë i një qeverisjeje të suksesshme komunale.

“Aleanca sa herë ka udhëhequr me qeverinë nacionale, ka qenë krah fermerëve rahovecianë, krah kryetarit të Komunës dhe të qytetarëve të këtushëm. Ne vazhdojmë të jemi krah tyre kudo e kurdo që shfaqet nevoja dhe e kemi mundësinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për secilin që ishte pjesë e rrugëtimit politik të AAK-së përgjatë 23 viteve.

“Falë një pune të përbashkët, sot Aleanca në Rahovec është njëra ndër degët më të suksesshme në nivel vendi. Me qeverisjen e saj shembullore në komunë, qytetarëve punëtorë të Rahovecit, Aleanca i ka sjellur projekte të suksesshme, duke i dhënë krah bujqve dhe kulturave agrare në këtë trevë dhe duke i dhënë mundësinë për të ngritur sa më lartë ekonominë dhe mirëqenien”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Begzad Baliu I. Njohja Më ka rënë radha…