Haradinaj: Reduktimet e rrymës, paaftësi e qeverisë Kurti

16 gusht 2022 | 11:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim duke thënë se reduktimet janë si pasojë e paaftësisë së saj.

“Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht faji dihet ku është, paaftësia e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, të cilit ka thënë se i ka kërkuar mbështetje për politiken e jashtme.

“Kemi diskutuar çështjen e hekurudhës Kosovë – Shqipëri, kemi folur për bashkëpunimin në energji. Kemi kërkuar ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme, veçanërisht të përshpejtohet arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje reciproke”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina Balmasheva, 37 vjeç, ka lindur vajzën e saj Olgën…