Haradinaj: ShBA duhet të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

12 prill 2018 | 14:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë për një rol më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Në një tryezë të organizuar nga organizata joqeveritare Lëvizja “FOL”, kryeministri Haradinaj ka thënë se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për fazën finale edhe presidenti Donald Trump duhet të ketë pak kohë që të merret me Kosovën, edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë se Madhe, Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka pohuar se është kundër vazhdimit me këtë format të dialogut në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimi Botëror…