MAShT-i dhe WUS Austria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

12 prill 2018 | 14:25

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (WUS Austria) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Veronika Nitsche përfaqësues e WUS Austria, theksuan se qëllimi i kësaj marrëveshje ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimin me shtetin e Austrisë, i cili është një partnerët kryesor për zhvillimin e arsimit të lartë.

Ministri Bytyqi e ka vlerësuar të rëndësishëm zyrtarizmin e marrëveshjes me WUS Austria, ndërsa ka falënderuar përfaqësuesen qeverinë e Austrisë, e cila përmes kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve të mëhershme ka përkrahur studentët tanë në fushën e hulumtimeve shkencore.

“Konsideroj se me marrëveshjen e nënshkruar sot dhe me gatishmërinë e të dy palëve për një bashkëpunim të sinqertë, ne po hapim mundësi të reja për të rinjtë tanë, që përveç studimeve të kenë mundësi që ta zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve, pjesën shkencore”, është shprehur ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi po ashtu ka falënderuar shtetin e Austrisë për ndihmën që i ka bërë Kosovës në anëtarësimin e saj COST, e cila u hap rrugë studentëve për të përfituar nga projekte të ndryshme shkencore.

Veronika Nitsche, përfaqësues e WUS Austria, ka falënderuar Ministrinë e Arsimit dhe ministrin Bytyqi për bashkëpunimin që kanë zhvilluar me projektin HERAS.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se sivjet…