Haradinaj: Sot mendjen e kemi te populli e shteti kroat!

22 mars 2020 | 12:38

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për tërmetin që ka goditur sot Zagrebin. Ai është lutur që ky termet të kalon me sa më pak dëme.

“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 5.3 ballësh që ka goditur sot Zagrebin në orët e para të mëngjesit. Me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme në këtë situatë tashmë të rënduar mjaftueshëm nga rreziku i përhapjes së pandemisë globale COVID-19. Sot mendjen e kemi te populli e shteti kroat!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka thënë se me…